Telegrafi

Shqipëri, ndryshime në ligjin për fshatrat turistikë

“Personat e stimuluar ose subjektet me marrëveshje qiraje dhe zhvillimi, që kanë përmbushur të gjitha detyrimet që rrjedhin nga marrëveshja e qirasë, në rast se nuk paraqesin interes për ndryshimin e pronësisë së truallit, nuk i nënshtrohen procedurave të parashikuara nga ky ligj”, thuhet në nenin 3/1 që shtohet në ligjin për fshatrat turistikë, raporton gazeta Standard.

Sipas këtij ndryshimi qiramarrësit mund të vijojnë të ruajnë të njëjtën marrëdhënie me qiradhënësit duke mos e blerë truallin çka parashikon ligjin nr. 10186 datë 5.11.2009.

Një tjetër ndryshim që i bëhet draftit ka të bëjë me dokumentacionin qe duhet të
paraqesin personat e stimuluar të cilët duhet të lejnë truallin. Në listën e dokumenteve shtohet dhe një vërtetim nga Agjencia Kombëtare e Turizmit, për detyrimet nga marrëveshja e qirasë. Ligji i miratuar në vitin 2009 u jep të drejtë personave të stimuluar dhe subjekteve të stimuluar që të blejnë truallin ku është ndërtuar objekti që ai ka marrë me qira. /Telegrafi/