Në ndryshimet më të fundit ligjore të miratuara nga qeveria, Anëtarët e Urdhrit të Mjekëve, të cilët janë punësuar në një institucion shëndetësor publik, që ka përfituar statusin e autonomisë spitalore financiare, nuk mund të bëjnë kërkesë për t’u punësuar pranë një institucioni privat.
“Anëtarët e Urdhrit të Mjekëve, të cilët janë punësuar në një institucion shëndetësor publik, që ka përfituar statusin e autonomisë spitalore financiare, nuk mund të bëjnë kërkesë pranë titullarit të institucionit shëndetësor publik, ku ai është i punësuar, për t’u dypunësuar në një institucion privat”.
Kjo dispozitë ligjore prek bluzat e bardha të Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza” si dhe 5 spitale të tjera në vend që u është dhënë karta e Autonomisë Menaxheriale Spitalore, si Spitali Memorial i Fierit dhe spitalet rajonale Durrës, Vlorë, Lezhë dhe Shkodër.
Ligji për Urdhrin e Mjekut ndryshoi pas asaj që u zbulua në Spitalin Onkologjik. Ndryshimet ligjore prekin edhe shefat e shërbimeve të cilëve gjithashtu nuk u lejohet dypunësimi./TV Klan