ERE ka miratuar kërkesën e Furnizuesit të Shërbimit Universal për vendosjen e fashës në faturimin e energjisë elektrike.
Që nga 1 tetori deri në 31 dhjetor familjet që do shpenzojnë mbi 800 kWh në muaj do faturohen me 42 lekë për kilovat.
Furnizuesi i Shërbimit Universal, kishte aplikuar në ERE në datë 20 shtator për vendosjen e fashës prej 800 KWh dhe çmimin për konsumin mujor mbi këtë nivel për konsumatorët familjarë.
Kërkesa e FSHU bazohet mbi vendimin e Asamblesë së Përgjithshme të Aksionerëve të KESH të cilët kanë përcaktuar që çmimi për konsumin mbi 800 KWh/muaj për konsumatorët familjarë të jetë 34.3 lekë/kwh.
Sipas të dhënave, gjatë muajit tetor janë saktësisht 49 334 familje që harxhojnë më shumë se 800 kwh energji elektrike. Ndërkohë, në muajt nëntor-dhjetor janë 71 278 familje që harxhojnë më shumë se fasha e vendosur. /abcnews.al