Telegrafi

Shqipëri: Ministria e Financave hap llogari për zonat e përmbytura

Ministria e Financave fton të gjithë donatorët, organizatat e bamirësisë, biznesmenët dhe qytetarët që të japin kontributin e tyre për të lehtësuar situatën e rënduar të banorëve të dëmtuar. Çdo dhurues mund t’i drejtohet secilës prej bankave të nivelit të dytë dhe të japë kontributin e tij në llogarinë e hapur nga ministria e Financave me emër “Kontribute vullnetare për të përmbyturit në zonën e Shkodrës ”.

Fondet e mbledhura në numrat e llogarisë do të përdoren nga Komiteti Ndërministror i Emergjencave Civile për Përballimin e Pasojave të Përmbytjeve. /Telegrafi/