Telegrafi

Shqipëri, miliona dollarë nga amnistia fiskale

Jaka theksoi se kanë kërkuar nga ministria e Financave që tarifat që duhet të aplikohen për amnistinë fiskale duhet të kenë jo më shumë se 5 për qind, ndërsa për legalizimin e aseteve kërkojmë me forcë, aplikimin e një takse jo më shumë se 2-3 për qind ", ka deklaruar Jaka.

Në këtë kontekst, ai i kërkoi partive politike që të angazhohen për të miratuar ligjin për amnistinë fiskale, i cili kërkon shumicë të theksuar në Parlament.

"I kemi bërë thirrje gjithë forcave politike të jenë pjesë e ligjit për amnistinë fiskale duke e konsideruar atë jo si një ligj faljeje, por si një ligj për legalizimin e aseteve", tha Jaka.

Sipas tij, biznesi e konsideron amnistinë fiskale si "një paketë të domosdoshme për ekonominë e vendit dhe sipërmarrjen shqiptare". Për këtë qrsye, ai tha se "kjo reformë duhet të trajtohet si një platformë dhe jo si një proces". "DHTI në bashkëpunim edhe me përfaqësitë e tjera është gati për të dhënë mendimet dhe se ç’farë këtë amnisti e bën më efikas dhe produktiv", deklaroi Jaka. /Start/Telegrafi/