Telegrafi

Shqipëri, mbledhja e tatimeve 101.5 %

Sipas të dhënave nga Ministria e Financave në muajin shkurt 2011, të ardhurat janë realizuar në masën 12.4 miliardë lekë nga 11.2 miliardë lekë të realizuara në shkurt 2010, rreth 1.2 miliardë lekë më tepër ose 10.3 për qind më shumë. Ndërsa, krahasuar me tragetin e vendosur nga Ministria e Financave, rezulton realizim në masën 101.5 për qind.

Duke saktësuar më tej se “edhe rimbursimi faktik i TVSh-së, si një faktor i rëndësishëm në marrëdhëniet me tatimpaguesit dhe si një detyrim ligjor ka vazhduar të ecë në hapa pozitive, ku vetëm gjatë muajit shkurt ndaj subjekteve janë rimbursuar rreth 500 milionë lekë TVSH.

Të gjithë treguesit e mësipërm, janë realizuar dhe i kanë dhënë biznesit një hapësirë më të madhe për t’u bërë më i ndërgjegjshëm në deklarimet dhe pagesat e tatimeve, duke patur parasysh lehtësimin e krijuar për ta, nëpërmjet deklarimit elektronik të formularëve të ndryshëm tatimorë. /Telegrafi/