Telegrafi

Shqipëri, mbi 848 mijë vaksinime antiCOVID nga fillimi i fushatës

Ministrja e Shëndetësisë në Shqipëri, Ogerta Manastirliu ka bërë të ditur se gjatë ditës së sotme në Shqipëri janë kryer gjithsej 5.895 vaksinime antiCOVID.

Ajo në një postim në Twitter ka shkruar se procesi i vaksinimit po ecën me ritme të shpejta, ndërkohë që, nga fillimi pandemisë janë kryer 848.430 vaksinime.

Një tjetër lajm i mirë është se Vlora është qarku i parë ku nuk ka më raste aktive me coronavirus, ndërsa aktualisht janë 136 raste aktive në të gjithë vendin.

Ministria e Shëndetësisë njoftoi se në 24 orët e fundit janë shënuar vetëm 8 raste të reja me coronavirus.