Site icon Telegrafi

Shqipëri, mbi 5 milionë vizitorë në 10 muaj, gjysma e tyre nga Kosova

 5.1 milion shtetas të huaj e vizituan Shqipërinë nga Janari në Tetor, duke shënuar një rritje me 2,2 herë krahasuar me 10 mujorin e vitit të kaluar, kohë kur pandemia ishte në kulmin e saj. Megjithatë kjo shifër është larg të njëjtës periudhë të 2019, kur në vend hynë 5.8 milion shtetas të huaj.

Sipas Institutit të Statistikave, thuajse 50% e vizitorëve në Shqipëri ishin nga Kosova, duke mbajtur kështu edhe peshën më të madhe në turizëm, të pasuar nga qytetarët e Maqedonisë së Veriut, Greqisë dhe Italisë. Të dhënat tregojnë se ka pasur një rritje edhe të numrit të shtetasve shqiptarë të dalë nga territori gjatë dhjetëmujorit të 2021.

Sipas të dhënave janë 3.5 milion shqiptarë që lëvizën jashtë vendit, gati 42% më shumë sesa e njëjta periudhë e një viti më parë. Sa i përket muajit Tetor, në Shqipëri hynë rreth 300 000 shtetas të huaj, pra 44% më shumë se Tetori i 2020, por gati 90 000 më pak sesa ky muaj në 2019-ën./Tv Klan

Exit mobile version