Shqipëria po përjeton periudhën më të keqe nga COVID-19 në ditët e para të muajit mars, ku në 6 ditët e para janë shënuar mbi 120 viktima të moshave 22-87 vjeç.
Sipas Ministrisë së Shëndetësisë ditën e fundit janë regjistrua 21 viktima dhe 777 raste të reja me coronavirus.
Aktualisht në spitalet COVID në Tiranë dhe tre spitalet rajonale po trajtohen 639 pacientë, 35 në terapi intensive, nga të cilët 7 pacientë janë të intubuar.
Që prej nisjes së pandemisë në Shqipëri ka pasur 1918 raste fatale ndërsa rastet pozitive në total kanë qenë mbi 112 mijë.
Aktualisht në gjithë vendin janë mbi 35 800 raste aktive ku shumica dërrmuese janë në Tiranë (23411).
Ndërkohë gjatë ditës së sotme janë kryer 1110 vaksinime antiCovid dhe që nga fillimi i vaksinimit janë kryer 19,357 vaksinime.
Statistika (6 Mars 2021)
Testime totale 485,764
Raste pozitive 112,078
Raste të shëruara 74,352
Raste Aktive 35,808
Humbje jete 1,918
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 23411
Fier 2565
Vlorë 1757
Durrës 1653
Shkodër 1372
Gjirokastër 1198
Korçë 922
Elbasan 800
Lezhë 771
Berat 663
Dibër 362
Kukës 334