Site icon Telegrafi

Shqipëri: Laboratorët privatë kanë 4-fishuar fitimet gjatë pandemisë së COVID-19

Laboratorët privatë që ofruan të parët analizat për COVID-19 rezultuan përfituesit më të mëdhenj financiarë të pandemisë.

Kërkesa e shtuar për tamponë, në mungesë të përgjigjes nga shteti, u siguroi atyre fitime deri në 12 herë më të larta se vitet e kaluara.

Disa prej laboratorëve mjekësorë privatë mjekësorë siguruan vitin e kaluar të ardhura dhe fitime që nuk i kishin realizuar ndonjëherë. Nevoja për të kryer teste Covid-19, krijoi radhë të gjata në qendra laboratorike dhe në kufi, ku privatët administronin tamponët, fillimisht me çmim mbi 90 euro. 

Genius Lab, ndër të parët që nisi shërbimin e testeve Covid, fitoi 1.9 milion euro nga 147 mijë që deklaronte në 2019. Edhe Intermedica i 4-fishoi fitimet, duke përfituar 2.2 milion euro në vitin e pandemisë.

Ndërkaq, edhe spitalet private raportojnë rritje të të ardhurave, por duke mos i veçuar të ardhurat e laboratorëve që kryejnë teste Covid.

Ministria e Shëndetësisë ka licencuar prej korrikut, 12 laboratorë privatë, të cilët supozohej se do të testonin qytetarët për dokument udhëtimi.

Por, subjektet private pranuan edhe individët me simptoma, teksa shteti nuk përgjigjej në kohë për ta. Madje dy prej tyre, Biocheck dhe Unilab u hapën dhe u licencuan rishtaz për të kryer analiza të koronavirusit.

Ndërkohë, në Qendrën Kombëtare të Biznesti, për Sombrero dhe Pipero Medical, të ardhurat e vitit 2020, nuk janë përditësuar.

Exit mobile version