Site icon Telegrafi

Kushtetuesja merr vendim kundër shkarkimit të Ilir Metës nga posti i presidentit

Gjykata Kushtetuese vendosi sot kundër shkarkimit të Ilir Metës nga posti i tij si president.

Sipas Gjykatës kushtetuese faktet e paraqitura nuk përbejnë shkelje të rëndë të Kushtetutës.

Nuk ka shkelje të rëndë të nenit 88, pika 3, të Kushtetutës, pasi:

Faktet që lidhen me të drejtat në procesin zgjedhor nuk përbëjnë shkelje të rënda të Kushtetutës.

Faktet që lidhen me marrëdhëniet me partnerët strategjikë nuk përbëjnë shkelje të Kushtetutës.

Faktet e paraqitura si shkelje që lidhen me pavarësinë e organeve publike nuk përbëjnë shkelje të Kushtetutës.

Faktet e paraqitura si shkelje të rendit dhe sigurisë publike nuk përbëjnë shkelje të Kushtetutës.

Exit mobile version