Telegrafi

Shqipëri, kreditë e keqija 3.8%

Duke parë këtë situatë, Unioni i Shoqatave të Kursim Kredisë (USHKK) e vlerëson pozitivisht aktivitetin për vitin e shkuar.

Kryetarja e këtij unioni, Zana Konini, shprehet se çelësi i mbajtjes së kredive me probleme në nivele shumë më të ulëta krahasuar me sektorin bankar qëndron tek organizimi i shoqërive të kursim-kreditit.

Shoqëritë e kursim kreditit e ushtrojnë aktivitetin e tyre kryesisht në zonat rurale. Banka e Shqipërisë bën të ditur se deri në fund të muajit tetor 2010, këto shoqëri zotëronin një portofol kredie prej afro pesë miliardë lekësh. /Telegrafi/