Telegrafi

Shqipëri, kontrolli i naftës të jepet me koncesion

Në mbledhjen e djeshme të qeverisë, Berisha tha se kishte biseduar me ministrin e Ekonomisë, i cili kishte rënë dakord që Inspektorati Teknik, i cili ka të bëjë me kontrollin e cilësisë, para së gjithash, të karburanteve, por edhe të teknikaliteteve të tjera, t’i jepet për menaxhim një kompanie të huaj, raporton gazeta Shqip.

“Problemi i karburanteve ka një rëndësi të shumëfishtë për ne. Edhe këtu, para së gjithash, është lufta kundër korrupsionit dhe kontrabandës, sepse paralel me këtë shërbim që do t’i dorëzohet sektorit privat, po kontraktohet një kompani tjetër që do të bëjë shënjimin e naftës”, tha Kryeministri.

Duke e dhënë me koncesion, Inspektorati, sipas Berishës, do ta ketë shumë më të lehtë kontrollin ndaj shoqërive. Sipas kreut të qeverisë, nafta e shënjuar do të jetë nafta që përmbush të gjithë parametrat e tregut. /Telegrafi/