Pesë viktima dhe 101 raste të reja me COVID-19 janë shënuar gjatë 24 orëve të fundit në Shqipëri. Në dy spitalet COVID, kanë ndërruar jetë një 62-vjeçar nga Gjirokastra, një 66-vjeçar nga Burreli, 72-vjeçar nga Elbasani, një 87-vjeçar dhe një 92-vjeçare nga Tirana.
Gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë janë kryer 803 testime nga të cilat janë identifikuar 101 persona pozitivë me coronavirus. Shpërndarja gjeografike e rasteve pozitive ditore është: 51 raste në Tiranë, 10 raste në Lezhë, 5 raste në Kamëz, 4 raste në Shkodër, 3 raste në Krujë, Durrës, Korçë, Kavajë, Gjirokastër, Vorë, 2 raste në Kurbin, Elbasan, Kukës, nga 1 rast në Has, Lushnje, Mirditë, Mat, Vau i Dejës, Gramsh, Shijak.
Nga ana tjetër, 119 qytetarë janë shëruar në 24 orët e fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 5139, që nga fillimi i epidemisë. Për të katërtën ditë radhazi, numri i të shëruarve është më i lartë se i rasteve të reja të konfirmuara me COVID-19.
Aktualisht në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 178 pacientë të konfirmuar pozitivë me COVID-19, 18 në terapi intensive nga të cilët 7 pacientë janë të intubuar. Në dy spitalet COVID janë gjithashtu duke marrë shërbim të specializuar 45 qytetarë të cilët kanë qenë pozitivë me COVID-19 dhe aktualisht janë negativizuar, por po vijojnë të marrin trajtim spitalor për pasojat e sëmundjes.
COVID-19 – Statistika (30 Gusht 2020)
Testime totale 62017
Raste pozitive 9380
Raste të shëruara 5139
Raste Aktive 3961
Humbje jete 280
(Qarku Tiranë 132, Durrës 39, Shkodër 36, Elbasan 15, Fier 13, Korçë 12, Lezhë 10, Kukës 6, Vlorë 6, Dibër 5, Gjirokastër 4, Berat 2)
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 2062
Durrës 527
Shkodër 283
Fier 140
Lezhë 195
Korçë 175
Elbasan 154
Kukës 135
Vlorë 125
Berat 77
Dibër 52
Gjirokastër 36