Telegrafi

Shqipëri-Kinë: Më shumë shkëmbime tregëtare

Në takim u rikonfirmua vullneti i dy qeverive për të zgjeruar dhe thelluar bashkëpunimin, në veçanti në fushën e shkëmbimeve ekonomike dhe tregtare dhe investimeve kineze në Shqipëri, në shërbim të interesit më të mirë reciprok të dy popujve dhe vendeve.

Kryeministri Berisha e falënderoi zëvendësministrin Zhong Shan, për ndihmën prej 10 milionë yen që qeveria kineze i ka akorduar Shqipërisë edhe këtë vit, si dhe i shprehu vendosmërinë e qeverisë shqiptare në mbështetje të investitorëve kinezë për të sjellë investimet e tyre në Shqipëri, në fusha si; industria e minierave, ndërtimi i hidrocentraleve, turizmi, si dhe infrastruktura të rëndësishme ekonomike në vend.

Ndërsa zoti Shan, vlerësoi politikat e drejta ekonomike të qeverisë shqiptare, të cilat bënë të mundur që Shqipëria të përballojë krizën globale financiare dhe të shënojë në kulmin e kësaj krize, rritje pozitive të ekonomisë./Telegrafi/