Telegrafi

Shqipëri: KESH eksporton energji elektrike

Sipas një njoftimi të KESH deri tani kanë lidhur kontrata blerje të energjisë nga KESH kompania bullgare Energji Suplai, e cila do të kalojë nëpër linjën me Greqinë 5 milionë kilovat orë, shoqëria Alpik e Zvicrës, e cila në dy lote do të marrë 24 milionë kilovatorë energji, shoqëria shqiptare Geni, e cila po në dy lote do të marrë 11 milionë kilovatorë si edhe shoqëria EFT nga Zvicra që në dy lote do të marrë mbi 40 milionë kilovatorë për t’i kaluar me linjën nga Mali i Zi drejt Serbisë.

KESH ka bërë të ditur se, çmimet e energjisë që do të aplikohen për sasitë e kontraktuara do të bazohen në nivelet ditore të bursave reale, në një kohë që aktualisht çmimi është mbi 40 cent për kilovat.

Sipas të dhënave vetëm për gjatë 6 muajve të parë të këtij viti, rekordet në fushën e eksporteve u shënuan në mars-prill, kohë në të cilën u bë e mundur shitja e mbi 200 milionë kilovatorë në një muaj. E gjithë sasia e shitur në gjashtëmujorin e parë ka kapur një vlerë rreth 85 milionë euro dhe ka përmirësuar ndjeshëm situatën financiare të kompanisë. /Telegrafi/