Telegrafi

Shqipëri: Kërkohet rritja e çmimit të energjisë

OSSH-ja propozon që çmimi të jetë 10.09 lekë për kilovat pavarësisht sasisë së harxhuar por konsumatorët thonë se një tjetër rritje e çmimit të energjisë është krejt i papërballueshëm.

Në propozimin e tij Operatori i Shpërndarjes së Energjisë që administrohet nga investitorë çek thotë se kërkesa për rritjen me 11.9 për qind e çmimit të energjisë vjen prej investimeve të larta, të bëra në sistemin e shpërndarjes për përmirësimin e rrjeti.

Vendimi për rritjen apo jo të çmimit të energjisë do të merret nga Enti Rregullator i Energjisë.

Aktualisht konsumatori paguan 7.7 lekë për çdo kilovat deri në pragun e 300 kilovatëve dhe 13.5 lekë/kw mbi këtë prag. OSSH thotë se 70 për qind e konsumatorëve nuk e kalojnë këtë prag dhe se propozojnë heqjen e dy niveleve të tarifimit të energjisë. /Telegrafi/