Telegrafi

Shqipëri, kërkohet reduktim i TVSH-së për turizëm

TVSH-ja prej 20 për qind që aplikohet aktualisht në Shqipëri, si për hotelet ashtu edhe për restorantet, është më e larta krahasuar me një sërë vendeshevropiane e rajonale që kanë industri turistike të zhvilluar.

Turqia ka nivel të TVSH vetëm 8 për qind, Greqia 6 deri në 9 për qind, Mali i Zi 7 për qind, Italia 10 për qind, Franca 5.5 për qind, Malta 5 për qind, pra mesatarisht 200 për qind më e ulët se në Shqipëri.

Prej vitesh hotelet e tashme edhe restorantet ne vendet e BE-se, sipas direktivave te Komisionit Evropian kane mundësinë te jene subjekt i TVSH-se reduktuar. 20 nga 27 vendet e BE-se kane një TVSH me te vogël ose baras me 10 për qind për hotelet, kryesisht ato te mesdheut.

Aktualisht bizneset shqiptare te hotelerisë dhe restoranteve, qe aplikojnë regjimin e TVSH-se, nuk mund te thuhet se ofrojnë shërbime me çmime konkuruese për të njëjtën cilësi shërbimi krahasuar me fqinjët apo vendet e tjera evropiane.