Telegrafi

Shqipëri inflacioni 3.6 %

Ministri Bode tha se inflacioni është 3.6 për qind si bazë vjetore krahasuar me vitin 2009. Sipas tij, sektori financiar ka pasur zhvillime pozitive. Sipas tij, niveli i kredisë gjatë vitit 2010 ka qenë 9.12 për qind më i lartë se në vitin 2009.

“Ajo që mbetet për t’u theksuar është se është rritur në mënyrë më të ndjeshme kredia për korporatat. Ndërsa kredia për konsumatorët ka pasur një rritje të moderuar prej 4 për qind”, tha Bode.

Kreu i Financave ka shtuar më tej se gjatë vitit 2010 janë realizuar më shumë të ardhura se një vit më parë dhe ka nënvizuar se rritja ekonomike për këtë vit të ri do të jetë e konsiderueshme.

“Kemi realizuar 9 për qind më shumë të ardhura se në 2009, që flet për një trend pozitiv. Ndërsa për vitin 2011 kemi programuar një rritje prej 5.5 për qind të GDP-së”, ka shtuar Ministri i Financave Ridvan Bode. /Telegrafi/