Telegrafi

Shqipëri, hetimet për naftën bashkë me doganat italiane

Në një deklaratë për shtyp drejtoria e përgjithshme e doganave thekson se rezultatet e hetimit si dhe përgjigjet e ardhura nga strukturat homologe ku evidentohet një diferencë në peshë midis deklaratave të eksportit të depozituara pranë autoriteteve doganore shqiptare dhe deklaratave të importit të depozituara pranë autoriteteve doganore të vendit të destinacionit i janë vënë në dispozicion në vazhdimësi organeve kompetente.

“Autoritetet Doganore Shqiptare vazhdojnë investigimin për këtë çështje dhe informojnë në vazhdimësi, për çdo rast organet kompetente duke dhënë njëkohësisht dhe një ekspertizë profesionale. ezultate e arritura në hetimin e kësaj çështje janë mbështetur kryesisht në ekspertizën teknike dhe dokumentacionin e vënë në dispozicion nga Autoritetet Doganore” thekson drejtoria e doganave.

Gjithashtu Drejtoria e Përgjithshme e Doganave garanton publikun se në veprimtarinë e saj në tërësi dhe në punën e saj investiguese në veçanti nuk influencohet nga asnjë ndërhyrje e çfarëdo lloji qoftë ajo. /Telegrafi/