Telegrafi

Shqipëri, FMN takim me anëtarët e Komisionit të Ekonomisë

Mësohet se në qendër të takimit ka qenë rishikimi i buxhetit të shtetit dhe ecuria ekonomike në vendin tonë, ndonëse ende nuk ka ndonjë deklaratë zyrtare lidhur me takimin.

Në takim kanë qenë të pranishëm deputetët e maxhorancës, pasi opozita prej kohësh ka bojkotuar veprimtarinë e Kuvendit.

Ndërkohë rishikimi i buxhetit të shtetit është vlerësuar më herët edhe nga përfaqësuesi i FMN, Gerwin Bell i cili ka vlerësuar pozitivisht shkurtimet në buxhet por ka paralajmëruar që të mos nënvlerësohen rreziqet e jashtme. /Telegrafi/