Telegrafi

Shqipëri, FMN: Rishikimi i buxhetit, hap për t’u vlerësuar

“Rishikimi i buxhetit është për t’u vlerësuar. Është një jap në drejtimin e duhur për uljen e deficitit dhe të borxhit publik”, deklaroi Gerwin Bell, i cili prej gati një javësh ndodhet në Tiranë për të monitoruar projektligjin për rishikimin e buxhetit dhe situatën makroekonomike në vend.

Duke iu referuar raportit të Fondit Monetar Ndërkombëtar mbi Ekonominë Botërore, që ky institucion me seli në Washington, publikoi në prill të 2010 në faqen zyrtare online, Bell tha se rritja ekonomike për vitin 2010 ishte parashikuar 2.8 %, “dhe parashikimi i tanishëm është 2. 6 %”- tha Bell. Por, duke dashur të saktësojë Bell tha se "përqindja është në varësi të statistikave, të cilat janë në progres se sipër… megjithatë kjo jo rritje do të jetë midis 2- 3 %”- nënvizoi përfaqësuesi i Fondit Monetar Ndërkombëtar. /BW/