Telegrafi

Shqipëri, fillon implementimi i sistemit të automatizuar për doganat

Drejtoria e doganave të Shqipërisë ka deklaruar se instalimi i sistemit ASYCUDA( Automated SYstem for CUstom DAta) ishte propozuar nga BE dhe do të kryhej me mbikëqyrjen e qeverisë shqiptare.

Ky sistem ofron mundësinë të japësh leje për hyrjen e mallrave në një kohë fare të shkurtër, analizon dhe menaxhon rreziqet e mundshme dhe siguron minimizimin e korrupsionit. Gjithashtu ofron statistika në kohë reale dhe u siguron informacione të vlefshme njësive anti-kontrabandë.

ASYCUDA është programi i asistencës teknike më i madh i UNCTAD-it dhe ka ndihmuar në modernizimin e veprimeve të doganave në mbi 90 vende rreth botës, së fundi edhe Shqipërisë. Ky program ka filluar që në vitin 1981. /Ikubinfo/