Gjatë kësaj të marte, euroja është tregtuar mesatarisht me 140.40 lekë në shitje dhe 139.80 lekë në blerje.
Ky cilësohet si niveli më i lartë që prej 2003 kur euro e kapërceu për pak ditë kuotën e 141 lekëve. Gjatë gjithë vitit 2010, euro ka pasur një qëndrueshmëri të normës së saj, ndërsa në korrik preku nivelin e këmbimit me 134.86. /Telegrafi/