Telegrafi

Shqipëri: Emigrantët ulin vlerën e euros

Një euro është këmbyer të hënën në tregun valutor vendas me 139 lekë, raportoi e përditshmja "Mapo" duke shtuar se kjo nuk ishte parashikuar nga ekspertët.
Prurja e valutës euro nga emigrantët ka ulur çmimin e kësaj monedhe në tregun vendas.

Një arsye tjetër është mungesa e fluksit të shkuarjes në vendet e zonës Shëngen pas liberalizimit të vizave që nuk ndodhi. Blerja më e madhe e euros në treg nga qytetarët ndodhi më 15 dhjetor kur një euro u ble 139 lekë dhe u shit me 139. 6 lekë.

Shumica e blerësve ishin të rinj, familjarë dhe pleq, por me blerje në sasi të vogla, sa për të udhëtuar, para për bileta apo para xhepi. Sasia më e madhe e shitur atë ditë ishte 1000 euro. /Telegrafi/