Telegrafi

Shqipëri, eksportet shënojnë rënie

Të dhënat janë publikuar nga Instituti i Statistikave (INSTAT), i cili thekson se në mars u eksportuan 16.953 milionë lekë mallra, me ulje 15.4 për qind në krahasim me shkurt 2011 dhe rritje me 16.5 për qind në krahasim me mars 2010.

Ndërkohë që në këtë periudhë u importuan 42.986 milionë lekë mallra me rritje 13.9 për qind në krahasim me shkurt 2011 dhe rritje 12.6 për qind në krahasim me mars 2010. INSTAT bën me dije se deficiti tregtar i këtij muaji është 26.033 milionë lekë, duke shënuar një rritje prej 47.2 për qind krahasuar me muajin paraardhës dhe një rritje prej 10.2 për qind krahasuar me mars 2010, raporton Start.

Tregtia me vendet e BE është 66.5 për qind, ku partnerët kryesorë tregtarë vazhdojnë të jenë Italia dhe Greqia. Disa nga partnerët tanë tregtarë me të cilët eksporti dhe importi është rritur, janë: për eksportin, Gjermani, Greqi, Itali, Kosovë, Spanjë, etj, dhe për importin: Austri, Gjermani, Itali, Kinë, Turqi, etj. /Telegrafi/