Telegrafi

Shqipëri: Eksportet rriten me 43 %

Sipas INSTAT-it, në muajin shtator u eksportuan 13.7 miliardë lekë mallra, me rritje 41.6 për qind në krahasim me gushtin dhe rritje me 43.6 për qind në krahasim me shtatorin e vitit të kaluar. 

Ndërsa importet regjistrojnë një nivel prej rreth 41 miliardë lekë mallrash, me rritje nga viti i kaluar me 0.8 për qind. Për rrjedhojë, deficiti tregtar në muajin shtator ishte 27.2 miliardë lekë, me një ulje prej 11 për qind krahasuar me muajin paraardhës dhe një ulje prej 12.4 për qind krahasuar me vitin 2009.

Tregtia me vendet e BE-së zë 68.7 për qind të totalit, ndërsa partnerët kryesorë tregtarë vazhdojnë të jenë Italia dhe Greqia. Disa nga partnerët tanë tregtarë, me të cilët eksporti dhe importi është rritur, janë për eksportin: Gjermani, Greqi, Itali, Spanjë, Turqi etj., dhe për importin Gjermani, Greqi, Itali, Kroaci, Maqedoni etj. /Shqip/Telegrafi/