Telegrafi

Shqipëri, eksploziv dhe breshëri armësh

Një shpërthim eksplozivi është regjistruar rreth dy orë pas mesnate në Kamëz.

Në komunikatë policia njofton se lënda plasëse është hedhur në oborrin e banesës së shtetasit SH. H., e cila gjithsesi ka shkaktuar vetëm dëme materiale në dy automjete të parkuara në oborr dhe jo të lënduar në njerëz.

Ngjarja ka ndodhur në rrugën e njohur si “Bulevardi Blu”. Ndërkohë, policia thekson se ka pasur edhe të shtëna me armë zjarri në drejtim të banesës së shtetasit të mësipërm.

Në vendngjarje ka shkuar një grup hetimor, i cili po punon për të mësuar rrethanat e ngjarjes, si dhe për identifikimin dhe kapjen e autorit apo autorëve të dyshuar të ngjarjes. /Telegrafi/