Telegrafi

Shqipëri: Dy kompani në garë për licencën 3G

Eagle Mobile kishte ofertën prej 12.5 milionë euro për licencën ndërkaq Vodafone me ofertën prej 31.4 milionë euro.

Ndërkohë tavani i vendosur nga qeveria shqiptare është 12.5 milionë euro. Rreth një muaj më parë, kur qeveria nxori publikisht këtë nismë, së bashku, kompanitë e telefonisë mobile e kundërshtuan dhe deklaruan se nuk do të marrin pjesë në këtë nismë të qeverisë shqiptare, duke qenë se çmimi dysheme i vendosur nga qeveria ishte shumë i lartë, në vlerën e 12.5 milionë eurove.

3G është një teknologji pa tela që u mundëson klientëve të përfitojnë internet të shpejtë deri në 8 Mb/s në mobilin e tyre, e përveç kësaj edhe të gjithë kompjuterët, qofshin ata PC apo laptop, kanë mundësinë të përfitojnë nga këto shpejtësi të internetit, pa marrë parasysh se ku ndodhen dhe pa nevojën e kabllove. /Telegrafi/