Sot parashikohet mot i kthjellët me temperatura të larta, në të gjithë territorin e Shqipërisë.
Sipas Meteoalb, sot temperaturat do të pësojnë një rritje të lehtë, ku do të variojnë: në zonat malore, nga 18 në 30 gradë Celsius, në zonat e ulëta nga 23 në 37 gradë Celsius dhe në zonat bregdetare nga 25°C në 38 gradë Celsius.
Era do të fryjë në drejtim veriperëndimor-verilindor, ndërsa forca e valëzimit në det do të jetë 3 ballë.