Telegrafi

Shqipëri, dalin në ankand obligacione në vlerë 45 milionë euro

Qeveria shqiptare do të zhvillojë sot ankandin e radhës të obligacioneve në euro. Në ankand do të ofrohen për shitje obligacione dyvjeçare në vlerën e 45 milionë eurove me kupon indikativ 0.7%.

Ankandi i fundit i obligacioneve në euro u organizua më datë 20 janar të këtij viti. Qeveria shiti obligacione për afro 40 milionë euro dhe kuponi ishte 0.8%.

Obligacioni është një titull afatgjatë borxhi, i cili e detyron emetuesin që, në një datë të caktuar, në një ose më shumë këste, t’i paguajë titullarit të obligacionit vlerën nominale të obligacionit, si dhe interesin. /Telegrafi/