Telegrafi

Shqipëri, çmimet në ndërtim shënojnë rritje

Krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2009 ky indeks ka shënuar një rritje me 0.5 për qind, ndërsa një vit më parë ky ndryshim ishte -0.5 për qind. Po sipas këtyre të dhënave, indeksi i çmimeve të grupit “Shpenzime direkte” është rritur 0.1 për qind kundrejt tremujorit të mëparshëm.

Indeksi i nëngrupit ”Shpenzime materiale” është rritur me 0.1 për qind. Në këtë tremujor, krahasuar me tremujorin e mëparshëm, çmimet e materialeve të ndërtimit dhe materialeve hidro-sanitare janë rritur përkatësisht me 0.1 për qind ndërsa materialet elektrike janë rritur me 0.3 për qind.

Gjithashtu rritje kanë pësuar dhe indekset e nëngrupeve ”Shpenzime transporti” dhe ”Shpenzime makinerie” me 0.1 dhe 0.2 për qind. /Telegrafi/