Telegrafi

Shqipëri: Biznesi kundër kushtit për vendosjen e arkave

Në mënyrë kategorike, Xhavid Curri, njohës i ligjeve tatimore dhe i raporteve me biznesin, deklaron se urdhri është i padrejtë dhe nuk bazohet në asnjë ligj. “Është tërësisht e gabuar dhe i nxituar. Nuk mund t’i vendosesh biznesit kushte për të marrë shërbimin te Tatimet, të cilat ai i ka fituar me ligj dhe vendime qeverie”, tha Curri, ish-drejtues i lartë i administratës tatimore.

Lëshimi i një urdhri që ndalon shërbimin tatimor ndaj atyre biznese që nuk e kanë vendosur ende kasën fiskale shikohet si mjet për të shtyrë subjektet private për t’i instaluar pajisjet, pasi janë tepër vonë me respektimin e afateve. Por sipas Currit, një urdhër i tillë nuk do të japë asnjë zgjidhje, përkundrazi do ia bëjë biznesit “jetën” akoma e më të vështirë.

Tjetër koncept ka Agim Binaj, ekspert i fushës së kontabilitetit, bilanceve financiare të biznesit dhe i ligjeve fiskale. Sipas tij, vendosja e kushtit bëhet për të shtyrë biznesin drejt respektimit të afateve, që skadojnë më 31 dhjetor. /Telegrafi/