Telegrafi

Shqipëri: Bien të ardhurat nga taksat

Sipas, shifrave, nga taksa e tatim-fitimit, arritën në rreth 7 miliardë e 500 milionë lekë nga 8 miliardë e 200 milionë lekë të planifikuara, duke qenë në nivelin 91 për qind ndaj parashikimit. Edhe duke i krahasuar me një vit më parë, të ardhurat nga kjo taksë kanë pësuar një ulje prej gati 701 milionë lekë, ose 8.6 për qind.

Tatimi mbi fitimin e kompanive parapaguhet në bazë të fitimeve të realizuara gjatë periudhave të mëparshme të aktivitetit të tyre. Për pasojë, rënia e të ardhurave dëshmon prezencën e krizës ekonomike te bizneset në Shqipëri. Situata parashikohet të vijojë negative për të gjithë vitin 2010 dhe këtë fakt e pranon vetë Ministria e Financave.

“Gjatë vitit 2009, fitimet e kompanive pësuan rënie dhe situata financiare e tyre u vështirësua. Kjo ka ndikuar në uljen e kësteve të parapagimit të tatim fitimit për vitin 2010 dhe do të ndikojë në të ardhurat e mbledhura nga ky zë për gjithë vitin 2010”, thuhet në dokumentin zyrtar të raportimit të të dhënave faktike mbi të ardhurat e 5 mujorit të parë. /Shqip/