Telegrafi

Shqipëri: Bëhet regjistrimi i pronave në bregdet

Projekti është financuar nga OSBE-ja dhe ka të bëjë me regjistrimin e të gjitha aseteve pronësore në këtë pjesë të Shqipërisë.
Ky proces do të shqyrtojë jo vetëm tokën bujqësore, por edhe trojet, shtëpitë dhe ndërtimet, në përgjithësi gjithë pasuria e patundshme në këtë zonë.
Shteti shqiptar do t’i përdorë të dhënat e kompanisë spanjolle për të pajisur pronarët e evidentuar me dokumentet e pronësisë. Vërtetimet e pronësisë do të lëshohen nga Zyra e Regjistrimit të Pasurive në Vlorë. /Telegrafi/