Telegrafi

Shqipëri, bëhet e detyrueshme mbajtja e maskave mbrojtëse ndaj COVID-19

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, ka njoftuar se nga dita e enjte bartja e maskave është e detyrueshme.

Manstirliu ka pohuar se maskat duhet të barten në çdo ambient jashtë shtëpisë, transmeton Telegrafi.

“Nga nesër maska ose barriera mbrojtëse prej tekstili bëhet e detyrueshme në çdo ambient jashtë shtëpisë”, ka shkruar ajo në një postim në Facebook.

Ndryshe, që nga fillimi i pandemisë e deri tani më coronavirus në Shqipëri janë infektuar 15 mijë e 752 qytetarë, prej tyre janë shëruar 9 mijë e 675, ndërsa betejën me virus e kanë humbur 429 persona./Telegrafi/