Duke folur në një tryezë të zhvilluar për amnistinë fiskale Jaka e vlerësoi si mjaft të drejtë vendimin e Qeverisë së Shqipërisë për të marrë një masë të tillë.
Sipas tij, Dhoma e Tregtisë ka qenë një nga kërkueset kryesore ndaj qeverisë për zbatimin e amnistisë duke e cilësuar si fitimprurëse për ekonominë, biznesin dhe qytetarin.
“Amnistia paraqitet me rëndësi për biznesin, pasi i siguron atij një frymëmarrje duke i dhënë mundësi që të ecë para”, tha Jaka. /Telegrafi/