Telegrafi

Shqipëri: Amerikanët zbulojnë burime me naftë

Kompania amerikane kishte kontraktuar një shoqëri të njohur konsulence në fushën e karburanteve, “McKinsey”, e cila, pas një studimi të blloqeve 4 dhe 5 në Dumre, vlerëson se ka një pasuri nafte që shkon në rreth 875 milionë fuçi, vlera e së cilës mund të arrijë deri në tre miliardë dollarë.

Kompania kishte firmosur këtë vit një marrëveshje koncesioni me Ministrinë e Ekonomisë, kundrejt planit për zhvillimin e zonës përmes investimeve dhe nxjerrjes së naftës.

Raporti vlerëson se këto blloqe kanë një rezervë të mundshme prej rreth 875 milionë fuçish, me një përqindje suksesi prej rreth 24 përqindësh, që përkthehet në rezerva të mundshme prej 220 milionë fuçish, bën të ditur portali “karburant.com”.

Ndërsa në faqen zyrtare të kompanisë amerikane, e cila shtrihet edhe në Dubai, thuhet se vlera e mundshme e tregut e këtyre rezervave është nga 1 deri në 3 miliardë dollarë, bazuar në një fitim prej 10-30 dollarësh për fuçi, si dhe bazuar në një vlerë neto aktuale prej 2.1 miliardë dollarësh. /Telegrafi/