Telegrafi

Shqipëri, aeroporti njoftimet për fluturimet online

Pasagjerët apo të afërmit e tyre, të cilët i presin, do të jenë në gjendje nëpërmjet internetit të verifikojnë nëse një fluturim është ulur, anuluar apo është vonuar. Ky shërbim i ri do të ofrojë edhe informacion mbi motin në kryeqytetin e Tiranës. Avantazhet dhe përfitimet nga ky shërbim janë mjaft të mëdha, si për pasagjerët, ashtu edhe për kompaninë.

Drejtori i përgjithshëm i operacioneve në Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës Rolf Castro-Vasquez tha se TIA është e angazhuar t’u ofrojë gjithmonë pasagjerëve dhe klientëve të saj më të mirën, çdo ditë ne jemi duke u përpjekur për të ofruar shërbime të reja.

“Tani po mundësojmë informacion mbi fluturimet në kohë reale, njoftimet e fundit mbi mbërritjet e nisjet e fluturimeve, shërbime këto, që shpresojmë të priten mirë nga pasagjerët, veçanërisht gjatë kushteve të vështira të motit apo periudhave të pikut të fluturimeve", tha Vasquez.

Informacioni në kohë reale mbi fluturimet në TIA mund të gjendet këtu. /Telegrafi/