Gjatë 24 orëve të fundit në vend janë identifikuar 217 raste të reja me COVID-19, ndërsa 9 persona e kanë humbur betejën me virusin. Rastet e reja kanë dalë nga 2522 testime që janë kryer.
Numri ditor i të infektuarve ka pësuar rënie në raport me muajin e kaluar, ndërsa numri i vdekjeve në ditë është rritur.
202 persona janë shëruar nga COVID gjatë 24 orëve të fundit, që e çon numrin total të të shëruarve që prej fillimit të pandemisë në 169.085.
Në Shqipëri aktualisht janë 6274 qytetarë të infektuar me COVID. 153 pacientë po marrin trajtim në spital, 24 prej të cilëve janë në gjendje më të rënduar shëndetësore.
Ministria e Shëndetësisë u bën apel qytetarëve të vaksinohen sa më parë, ndërsa gjatë këtij muaji qytetarët mbi 18 vjeç mund të marrin vaksinën anti-COVID nëpër qendrat e vaksinimit në vend.
Statistika (18 Tetor 2021)
Raste të reja ditore 217
Të shëruar në 24 orë 202
Të shtruar në spitale 153
Humbje jete në 24 orë 9
Testime ditore 2522
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 3078
Durrës 710
Fier 698
Shkodër 486
Elbasan 231
Berat 194
Gjirokastër 191
Lezhë 188
Kukës 159
Korçë 143
Vlorë 114
Dibër 82