Në 24 orët e fundit në Shqipëri janë konfirmuar 8 viktima si pasojë e pandemisë së koronavirusit.
Ministria e Shëndetësisë njofton se 558 persona të tjerë janë infektuar me Covid-19, nga 2964 testime të kryera.
Aktualisht, në spitalet COVID po marrin trajtim 157 pacientë, nga të cilët 23 janë në gjendje më të rënduar.
Më së shumti raste të reja janë konfirmuar në Tiranë – 264.
Me gjithë përpjekjet e mjekëve, në 24 orët e fundit ka 8 humbje jete me Sars-Cov2 pozitiv: një qytetare nga Durrësi 60 vjeçe, shtatë qytetarë nga Tirana të moshave 63-86 vjeç.
Janë shëruar 558 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 183.636.
Që nga shpërthimi i epidemisë me koronavirus në Shqipëri janë regjistruar 195.021 raste, prej tyre 183.636 janë shëruar, 8.363 janë aktive, ndërsa betejën me sëmundjen e rrezikshme e kanë humbur 3.022 pacientë.