Telegrafi

Shqipëri, 40 raste të reja me COVID-19, gushti muaji i hapur i vaksinimeve

Gjatë 24 orëve të fundit në Shqipëri janë identifikuar 40 raste të reja me COVID-19 duke e çuar numrin total të të prekurve në 421 persona.

Nga këta në Spitalin Infektiv po marrin trajtim spitalor të specializuar 24 pacientë.

Janë shëruar 21 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 130,243 që nga fillimi i epidemisë.

Ministria e Shëndetësisë bën me dije se gushti do të jetë muaji i hapur i vaksinimit masiv për çdo qytetar +18 vjeç.

Statistika (1 Gusht 2021)

Raste të reja ditore 40

Të shëruar në 24 orë 21

Të shtruar në spitale 24

Humbje jete në 24 orë 0

Testime ditore 2568

Testime totale 902,914

Raste pozitive 133,121

Raste të shëruara 130,243

Raste Aktive 421

Humbje jete 2,457

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 152

Elbasan 58

Lezhë 36

Shkodër 34

Kukës 32

Vlorë 32

Fier 25

Berat 21

Korçë 15

Durrës 10

Gjirokastër 6