Telegrafi

Shqipëri, 28 mjekë humbin jetën nga coronavirusi

Ish-deputeti i PD-së, Tritan Shehu thotë se Shqipëria është renditur ndër vendet me numrin më të lartë të humbjes së mjekëve, si pasojë e coronavirusit.

Përmes një postimi në Facebook, ku publikoi disa shifra në lidhje me viktimat nga Covid-19 ndër bluzat e bardha, ish-deputeti tha se mbrojtja dhe fillimi i vaksinimit te personeli duhet të fillojë me 15 janar, me “domosdoshmëri”.

“Shqipëria ka arritur në 28 humbje mjekësh nga Covid-i, duke u renditur ndër vendet me numrin më të lartë në rruzull për këto vdekje. Nr total. % mbi vdekjet. % mbi mjekët. Shqipëria. 28 3,2 1,3 M. Veriut. 12 0,6 0,24 Italia. 218 0,36 0,09 Gjermani 28 0,14 0,006. Një realitet tragjik ky”, shkruan Shehu në Facebook.

Shehu thotë se “Mbrojtja e personelit nuk sigurohet me dhënien e dy maskave në javë mjekut të familjes, me mungesat e mëdha në spitale, me amullinë e plotë organizative në institucione, me mungesën e testimeve për personelin e pacientët”.

“Të diskriminosh kështu personelin është një vepër kriminale, për të cilën edhe Prokuroria duhet të veprojë”, apelon Tritan Shehu. “Ndryshe këto shifra”, vijon ai, “së bashku me humbjet e jetëve në përgjithësi do të njohin vetëm rritje me çmim të pallogaritshëm njerëzor”. /tch/