Site icon Telegrafi

Shqipëri, ​263 qytetarë të infektuar në 24 orët e fundit

Ministria e Shëndetësisë në Shqipëri i ka bërë sërish thirrje qytetarëve të mos neglizhojnë vaksinimin anticovid, veçanërisht në këtë periudhë të afrimit të vjeshtës, për të kufizuar rrezikun e përhapjes së infeksionit.

Vaksinimi anticovid kryhet në qendrat shëndetësore në të gjithë vendin. Gjithashtu MSHMS apelon të gjithë qytetarët e vaksinuar, që të drejtohen në qendrat shëndetësore, për t’u vaksinuar me dozën përforcuese. Vaksinat anti-COVID reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.

Nëse keni shenja të sëmundjes apo keni patur kontakt me një person të prekur nga Covid19, izolohuni menjëherë dhe kontaktoni mjekun tuaj të familjes për t’u testuar sa më parë ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127.

Ju informojmë për situatën në 24 orët e fundit, si vijon: Janë kryer 1069 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 263 qytetarë, në këto bashki:

87 në Tiranë, 17 në Lushnje, 16 në Durrës, 15 në Vlorë, 11 në Kavajë, 9 në Sarandë, nga 8 qytetarë në Krujë, Fier, 7 në Devoll, 6 në Kamëz, nga 5 qytetarë në Këlcyrë, Pogradec, Elbasan, Gramsh, nga 4 qytetarë në Shkodër, Lezhë, Berat, Dimal, nga 3 qytetarë në Malësi e Madhe, Kurbin, Shijak, Mallakastër, Tepelenë, Korçë, nga 2 qytetarë në Mirditë, Roskovec, Divjakë, Selenicë, Himarë, Gjirokastër, Përmet, Memaliaj, Maliq, nga 1 qytetar në Rrogozhinë, Dibër, Bulqizë, Delvinë, Kuçovë, Poliçan, Belsh.

Janë 3,076 qytetarë aktivë me Covid19 në të gjithë vendin.

Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 16 pacientë. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me Sars-Cov2.

Janë shëruar 277 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 321,810 që nga fillimi i epidemisë.

Exit mobile version