Shqipëria ka shënuar sërish një numër rekord infektimesh gjatë ditës së fundit.
Nga 1398 testime, 257 raste kanë rezultuar pozitivë. Ndërkohë, një ditë më parë nga kryerja e 1351 testimeve rezultuan 203 qytetarë të prekur.
Gjatë 24 orëve të fundit ka pasur dhe raste fatale pasi kanë humbur jetën një 65-vjeçar nga Kavaja, një 75-vjeçar nga Elbasani dhe 3 qytetarë nga Tirana: një 70-vjeçare, një 71-vjeçar, një 77-vjeçare.
Aktualisht në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 249 pacientë, 21 në terapi intensive nga të cilët 5 pacientë janë të intubuar.
Ministria e Shëndetësisë apelon qytetarët për të mbajtur detyrimisht maskën edhe në ambientet e hapura jashtë shtëpisë, në mënyrë që të minimizohet përhapja e infeksionit.
Rastet pozitive të konfirmuara në 24 orët e fundit janë identifikuar në këto bashki:
83 raste në Tiranë,
29 në Fier,
27 në Durrës,
20 në Shkodër,
14 në Korçë,
12 në Berat,
11 në Elbasan,
8 në Mirditë,
7 në Lushnje,
6 në Tropojë,
nga 4 raste në Lezhë, Librazhd, Kuçovë,
3 në Kukës, Kavajë
nga 2 raste në Has, Vlorë, Gjirokastër, Pogradec, Ura-Vajgurore, Divjakë,
nga 1 rast në Krujë, Devoll, Kamëz, Mat, Tepelenë, Dibër, Prrenjas, Roskovec, Memaliaj, Gramsh.
COVID-19 – Statistika (15 Tetor 2020)
Testime totale 103,402
Raste pozitive 16212
Raste të shëruara 9864
Raste Aktive 5909
Humbje jete 439
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 2935
Durrës 620
Shkodër 439
Korçë 329
Fier 336
Lezhë 299
Elbasan 257
Vlorë 210
Berat 174
Kukës 167
Dibër 78
Gjirokastër 65