24 persona janë ndaluar gjatë një operacioni policor në Elbasan mbrëmjen e së martës.
Mes personave të ndaluar janë zyrtarë të burgut të Peqinit si dhe të dënuar.
Bëhet fjalë për të ndaluar me akuzën e shpërdorimit të detyrës, korrupsionit dhe shpërndarje të lëndës narkotike.
Të dënuarit në bashkëpunim me zyrtarë të burgjeve kanë arritur të fusin lëndë narkotike në ambientet e burgjeve./Euronews Albania