Telegrafi

Shqipëri, 17 raste të konfirmuara me AH1N1

Pëllumb Pipero, zyrtar i ministrisë së Shëndetësisë, drejtor i politikave në këtë ministri, konfirmoi për mediat në Tiranë se tashmë janë 17 raste të konfirmuara me AH1N1 që po mjekohen aktualisht. Tre raste janë në maternitetin e Tiranës.

Ministri i Shëndetësisë, Petrit Vasili, u ka kërkuar të gjitha poliklinikave në vend që të trajtojnë me kujdes pacientët e sëmurë nga gripi dhe ka paralajmëruar rrezikun nga gripi AH1N1 duke kërkuar kujdes të shtuar në këto raste. /Telegrafi/