Numri i infektimeve dhe rastet fatale të COVID-19 vazhdojnë të jenë shqetësuese në Shqipëri. Gjatë ditës së fundit kemi 1.184 të infektuar (4013 testime) dhe 13 humbje jete të moshës 48-81 vjeç.
Numri i viktimave që prej fillimit të pandemisë ka shkuar në 1.666 persona ndërsa si asnjëherë më parë aktualisht kemi 632 persona të shtruar në spitalet covid në Tiranë dhe dy spitalet rajonale që janë hapur për të trajtuar pacientë me coronavirus.
Prej këtij numri rekord pacientësh, 40 në terapi intensive nga të cilët 14 pacientë janë të intubuar.
Ndërkohë sipas Ministrisë së Shëndetësisë gjatë ditës së diel janë kryer 822 vaksinime antiCovid ndërsa që nga fillimi i vaksinimit janë kryer 5791 vaksina në total.
Numri i rasteve pozitive gjatë janarit dhe shkurtit ka shënuar një pik që nuk është njohur më parë. Kjo ka bërë që aktualisht të kemi mbi 35 mijë raste aktive me COVID-19.
Vetëm Tirana numëron mbi 21 mijë raste aktive, gjë e cila e bën kryeqytetin një hartë të kuqe dhe mjaft të rrezikshme për përhapjen e virusit.
Ndryshe nga vendet e rajonit si Kosova që numëron rreth 6600 raste aktive dhe Maqedonia e Veriut 6.800 po kalon një valë të dytë të COVID-19 shumë herë më të fortë se sa vala e parë ku edhe pati mbyllje totale.
Sa i takon numrit të rasteve fatale, deri tani Kosova numëron 1.572 vdekje ndërsa Maqedonia e Veriut i ka kaluar 3 mijë viktima.
COVID-19 – Statistika (21 Shkurt 2021)
Testime totale 440,490
Raste pozitive 100,246
Raste të shëruara 63,329
Raste Aktive 35,251
Humbje jete 1,666
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 21449
Fier 2888
Durrës 1833
Vlorë 1816
Shkodër 1466
Elbasan 1087
Lezhë 1031
Berat 1017
Korçë 966
Gjirokastër 938
Dibër 382
Kukës 378