Site icon Telegrafi

Shqipëri, 12 të vdekur dhe 637 raste të reja me coronavirus

Gjatë 24 orëve të fundit në Shqipëri ka pasur 12 viktima dhe 637 raste të reja nga kryerja e 2 657 testeve. Bie në sy fakti që mes personave të kanë humbur jetën gjatë ditës së fundit është dhe një person vetëm 29 vjeç.

Rastet e fundit fatale janë: 2 qytetarë nga Tirana, 2 qytetarë nga Fieri, 2 qytetarë nga Durrësi, 1 qytetar nga Kukësi, 1 qytetar nga Shkodra, 1 qytetar nga Elbasani, 1 qytetar  nga Lushnja, 1 qytetar nga Kruja, 1 qytetar nga Berati, të moshave 29-82 vjeç.

Po 12 humbjeje jete pati edhe një ditë më parë kurse numri i infektimeve ishte 809 raste. Në periudhën nëntor-dhjetor në vendin tonë ka pasur shtim të ndjeshëm të rasteve të vdekjeve mes pacientëve me COVID-19.

Gjatë muajit nëntor humbën jetën 301 pacientë, pothuajse trefishi i numrit të një muaji më parë, ndërkohë që deri më 16 dhjetor ka pasur 230 vdekje.

Aktualisht në 4 spitalet COVID, po trajtohen 403 pacientë, 29 në terapi intensive nga të cilët 11 pacientë janë të intubuar. Nga ana tjetër në 24 orët e fundit janë shëruar 505 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 26.381 që nga fillimi i epidemisë.

Që prej nisjes së pandemisë dhe deri tani në vendin tonë numëron mbi 50 mijë raste të infektuarish me coronavirus ndërsa rastet aktive janë mbi 23 mijë. Nga këta vetëm në Tiranë ka më shumë se 12 400 të prekur duke e bërë kryeqytetin një nga zonat më të prekura. Thënë ndryshe në Tiranë gjenden më shumë se 50% të të gjitha rasteve në rang kombëtar. Kurse qarku më pak i prekur është Dibra me vetëm 383 raste aktive aktualisht.

Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki:

249 raste në Tiranë, 56 raste në Lezhë, 45 raste në Shkodër, 35 raste në Fier, 26 raste në Vlorë, 20 raste në Elbasan, 18 raste në Mat, 16 raste në Kurbin, 15 raste në Durrës dhe Mirditë, 13 raste në Sarandë dhe Dibër, 12 raste në Berat, 10 raste në Tepelenë, 8 rste në Pogradec dhe Korçë,

7 raste në Peqin, 6 raste në Kukës, Kavajë, Pukë, 5 raste në Krujë, Gjirokastër, Malësi e Madhe, Skrapar, 4 raste në Librazhd, Delvinë, Bulqizë, Kolonjë, Gramsh, 3 raste në Devoll, 2 raste në Has, Lushnje, Përmet, Kuçovë, 1 rast në Tropojë, Mallakastër.

COVID-19 – Statistika (16 Dhjetor 2020)

Testime totale          229.152

Raste pozitive            50.637

Raste të shëruara     26.381

Raste Aktive             23.216

Humbje jete              1040

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive:

Tiranë              12421

Fier                  1739

Durrës             1387

Shkodër           1241

Vlorë               1141

Korçë              1097

Elbasan           974

Berat               914

Lezhë              930

Gjirokastër      537

Kukës              452

Dibër               383

 

Exit mobile version