Infektimet e reja me COVID-19 në Shqipëri po rriten çdo ditë duke shënuar këtë të shtunë mbi 1 130 raste (numri më i lartë që prej fillimit të pandemisë) nga kryerja e 4 539 testeve.
Nga ana tjetër ka pasur 13 qytetarë që kanë humbur jetën në spitalet COVID të moshave 28-80 vjeç.
Aktualisht në katër spitalet COVID, po trajtohen 431 pacientë, 25 në terapi intensive nga të cilët 12 pacientë janë të intubuar.
Situata është tejet shqetësuese pasi bashkë me rritjen e numrit të rasteve të reja është shtuar ndjeshëm dhe numri i pacientëve të shtruar në spitalet COVID.
Nga ana tjetër mes pacientëve që humbin jetën nga coronavirus nuk kanë munguar as të rinjtë. Rasti më i fundit fatal është i një nëne vetëm 28 vjeçe.
Vetëm për 6 ditët e para të muajit shkurt, ka pasur mbi 6 mijë persona të infektuar dhe 66 humbje jetë.
Kurse gjatë muajit janar ka pasur gati 20 mijë raste të reja me COVID-19 dhe 199 vdekje.
Ndryshe nga vendet fqinje, ku Kosova ka aktualisht 6 721 raste aktive dhe Maqedonia e Veriut me 7 948 raste, Shqipëria ka një numër shumë fish më të lartë, pasi numëron 31,891 raste aktive.
Vetëm në Tiranë ka më shumë raste aktive se sa ka Kosova bashkë me Maqedoninë e Veriut, pasi ka aktualisht numëron 18 363 persona të infektuar.
Bilanci për shkurtin:
6 shkurt – 1130 raste të reja dhe 13 humbje jete
5 shkurt – 1089 raste të reja dhe 15 humbje jete
4 shkurt – 1052 raste të reja dhe 14 humbje jete
3 shkurt – 1007 raste të reja dhe 6 humbje jete
2 shkurt – 942 raste të reja dhe 5 humbje jete
1 shkurt – 865 raste të reja dhe 13 humbje jete
COVID-19 – Statistika (6 Shkurt 2021)
Testime totale 381,941
Raste pozitive 84,212
Raste të shëruara 50,875
Raste Aktive 31,891
Humbje jete 1446
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 18363
Fier 2689
Durrës 1731
Shkodër 1512
Vlorë 1487
Elbasan 1540
Lezhë 1115
Berat 936
Korçë 983
Gjirokastër 659
Kukës 465
Dibër 411